Juventus-Valencia, formacionet zyrtare. Ronaldo do ‘hakmarrjen’ për kartonin e kuq

Juventusi do të luajë mbrëmjen e sotme në shtëpi me Valencian sfidën e vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampioneve, raporton Syri.net.

Edhe pse humbi me Manchester United, pozitat e bardhezinjve në grup janë komode.

Të besuarve të Allegrit u duhet një barazim, për t’u kualifikuar në 1/8-at e finaleve.

Ronaldo, pasi mori karton të kuq në ndeshjen e parë me spanjollët, do të kërkojë shpagimin përballë tifozëve juventinë.

Për sfidën që starton në orën 21:00 të dy ekipet i kanë publikuar formacionet zyrtare.