Bonaventura i jep goditje të rëndë Milanit

Skuadra e Milanit ka njoftuar ditën e sotme se operimi i Xhakomo Bonaventurës ka qenë i suksesshëm.

Kuqezinjtë këtë sezon po përballen me mjaft dëmtime, që duket se po i kushton rëndë skuadrës edhe në rezultate.

Operimi i Bonaventurës është bërë në Pitsbrough në Pensilvani nga kirurgët Volker Musahi dhe Fredi Fu.

Në njoftim bëhet gjithashtu me dije se lojtari do t’i mundojë Milanit për plot 9 muaj. Një goditje e rëndë kjo për skuadrën e Gatuzos.