Bixhoz me dashurinë/ Om përzë Gorin nga shtëpia, gjyshja e ndalon! Ja ç’do ndodhë nesër

Anika është kurioze të dijë çfarë ndodhi në takimin e parë të Omit me Gorit. Gori i tregon që ja prishi makinën me një buldozer. Anika kujton momentin kur i theu xhamin e makinës Shivait. Rudra pyet Gorin çfarë bën kur bëhet me nerva.

Gori tregon lëvizjet e saj me karamele dhe i lë të habitur. Anika tregon çfarë bën kur nxehet dhe padashur i hedh ujë Omit. Shivai thotë se Anika dhe Gori ngjajnë si motra. Naintara i kërkon para Shivait dhe e kërcënon me Sahilin por ajo nuk e di që Sahilin Shivai e ka shpëtuar.

Om i ofron para Gorit që të largohet. Gori lëndohet. Naintara i kërkon Pinkit varësen me diamante dhe në këmbim i premton se do e nxjerrë Anikën nga shtëpia. Pinki i jep varësen. Shivai dëgjon bisedën e tyre fshehtas dhe mundohet të mësojë me kë po flet Naintara.

Ai nuk arrin ta shohë Pinkin dhe ajo largohet. Shivai telefonon Anikën dhe i thotë të shohë personin që po zbret nga shkallët. Anika nuk arrin të shohë Pinkin por Gorin. Om nuk e duron dot Gorin dhe e përzë nga shtëpia.

Gjyshja e ndalon dhe thotë se Gori do qëndrojë në dhomën e saj. Pinki insiston që të thërrasin priftin dhe të bëhet rituali. Shivai nuk pranon. Gjyshja vendos që rituali të bëhet. Pinki gëzohet. Anika dhe Shivai mundohen të gjejnë personin që po bashkëpunon me Naintarën.

Ata bëjnë një plan. Anika i thotë Naintarës se e kërkojnë disa borxhlinj. Naintara i kërkon para Anikës që t’i heqë qafe borxhlinjtë./revistawho