VIDEO/ Shembjet, rrezikohet pallati në Qesarak

Reshjet e dendura të shiut të rëna ditët e fundit në Tiranë rrezikojnë shembjen e një muri, i cili rrezikon banorët e një pallati ne zonë e Vilave te Arabit në Qesarak.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për marrjen e masave pasi nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet, banorët shprehen se u rrezikohet jetë.

Ata nuk janë në dijeni se çfarë do të ndërtohet mbi pallatin e tyre, por kanë mësuar se firma ka nisur te sistemojë këtë mur me gurë që të mos rrëshqasë. Ndërkohë banorët shprehen se ngadalësia e punës po i vë përballë rrezikut banoret sepse shirat e dendur orët e fundit shkaktojnë rrëshqitje të dherave dhe gurëve.

Këto të fundit bien mbi pallat në të cilin jetojnë rreth 30 familje. Banorët pohojnë se kanë bërë denoncim edhe ne Komisariatin e Policisë numër 4, por janë ankuar edhe në Bashki, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Vetëm se firma ka thënë se do të ndërhyje, por ngadalësia e veprimeve është rrezik për banorët.