Punonjësit e supermarketit gjejnë kokainë në banane

Në disa supermarkete në Poloni, punonjësit kanë zbuluar sasie kokaine të fshehur në banane, të cilat ishin importuar nga Ekuadori.

Një zëdhënës i policisë kombëtare të Polonisë tha se në total u sekuestruan 160 kg kokainë. Zyrtari i policisë tha se sasia më e madhe e kokainës e vendosur në banane peshonte deri në 1 kg, por nuk dha detaje të tjera.

Mediat lokale raportojnë se vlera e drogës do të shkonte në 18.6 milionë euro.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërkohë që po punohet për të zbardhur se kush është porositësi i kësaj ngarkese.