Kreu i ri i KLSH/ Komisioni i Ekonomisë shqyrton dekretin e Presidentit për Vitore Tushën

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit Ilir Meta për propozimin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në seancë merr pjesë edhe kandidatja e propozuar nga Meta, Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj Tusha pohoi se e ndjen përgjegjësi që presidenti e propozoi në kreun e KLSH.