VIDEO/ Unaza e re, qytetarët nxjerrin bllof Veliajn, ‘nuk ka bir … që të prekë shtëpitë tona’

Banorët e Unazës së Re e kanë cilësuar si mashtrim një takim të kryebashkiakut Veliaj me disa banorë të pretenduar të kësaj zonë, që u zhvillua sot në Bashki.

Qytetarët protestues, u rimblodhën sërish në unazën e re dhe u deklaruan prerë se askush nuk do të mundet t’u prekë shtëpitë e tyre.

“Nuk ka bir…, sic u pëlqen të flasin këtyre rilindasve, që të prekë shtëpitë tona. Ne jemi të vendosur që ti mbrojmë ato”, tha një banor i indinjuar.

Ai tha se asnjë nga personat që takuan sot Erjon Veliajn, nuk ka qënë asnjë ditë pjesë e protestës së tyre.

Në protestë mori pjesë edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, cili i cilësoi zyrat e Bashkisë dhe të Rilindjes, si zyra të mashtrimit.