Wenger dëshiron të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut

Arsene Wenger po shpreson që të ulet në stolin e Bajernit të Mynihut.

Pas 22 vitesh, trajneri francez u largua në verë nga Arsenali prandaj ai kërkon të rikthehet të drejtojë një tjetër klub të madh.

Wenger është në radarin e Bayern Munich, prandaj me shumë gjasa Niko Kovac do të shkarkohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Bavarezët janë në vendin e pestë në Bundesligë, nëntë pikë pas Dortmundit kryesues.