Strazimiri, Lleshajt: Çfarë ‘nderi’ ka në ‘detyrën’e torturimit të adoleshentit 18 vjeçar?!

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ashpër ndaj dhunimit në qelitë e komisariatit, të protestuesit 18 vjecar Daniel Drobaj.

Ai e ka lidhur ngjarjen e rëndë të dhunimit të adoleshentit, me daklrimet e sotme të ministrit të Brendsahëm Lleshaj.

“Çfarë "Nderi" ka në "Detyrën" për të torturuar një adoleshent derisa t'i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë "shërbimi" i bëhet Atdheut me këtë rast?!”, shkruan Strazimiri i cili thekson ndër të tjera se vetëm nën rregjime si a ii Elver Hoxhës, policia shihet si pjesë e forca të armatosura.

Ja reagimi i plotë

"Çfarë "Nderi" ka në "Detyrën" për të torturuar një adoleshent derisa t'i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë "shërbimi" i bëhet Atdheut me këtë rast?!
Një fjalim militarist për një organizatë si Policia që vetëm militare nuk mund e nuk duhet te jetë!!!
Policia e Shtetit si pjesë e Forcave të Armatosura është vetëm nën regjimet diktatoriale si ai i Enver Hoxhës!"