Unaza e Re, Shehaj zbulon dokumentin: Kompania që vjedh 20 milionë euro u krijua 3 muaj para

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, në vijim të denoncimeve te tij për hijet e korrupsionit që mbulojnë tenderin për Unazen e Re ku është projektuar shembja e dhjetra banesave  e bizneseve ka publikuar një dokument tjeter që shton edhe më shumë dyshimin e një aferë të pastër korruptive te ketij tenderi,

Në një shënim në faqen e tij në facebook Deputeti Shehaj shkruan se, “Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës!”

Ja postimi i plotë i tij:

Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës!

Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018.