Lëvizjet e trajnerëve të grupmoshave, Shulku: Ju tregoj përse u largua Bogdani

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka folur në lidhje me lëvizjet në krye të stolave të grupmoshave të Kombëtares.

Alban Bushi është i vetmi që nuk ka lëvizur, por në një deklaratë për mediat Shulku tha se Bushi e ka arritur objektivin.

Gjithashtu Shulku zbuloi edhe arsyen e largimit të Bogdanit nga Kombëtarja e të rinjve.

“Do të krijojmë edhe Kombëtares U-16, U-18 dhe U-20. Do shikojmë nëse do të marrim trajnerë të tjerë apo do zgjedhim këta që janë. Trajnerët e ekipeve Kombëtare nuk kanë qenë full time. Tani do të jenë me kohë të plotë. Një nga arsyet pse Bogdani u largua ishte për shkak se ai jetonte në Itali dhe nuk mund t’i ndiqte dot lojtarët në Shqipëri. Gjithë drejtoria teknike do të ketë mbledhje të hënën. Pjesë e tryezave dhe seleksionimeve do të jetë dhe trajneri Panucci.

Analiza e punës që është bërë? Do të behet shumë shpejt analiza. Pjesërisht është bërë. Çfarë nuk kemi bërë mirë është pjesë e jona. Zhvillimi i futbollit të moshave është një proces. Një arsyet është dhe rinovimi. Drejtori ka menduar bashkë me ne të rinovojë stafet. Koha e ardhshme do të jetë ndryshe”, vijoi ai.

“Nuk ka strategji për të marrë futbollistët që luajnë jashtë në Kombëtare. Ne i kemi kontaktuar dhe është dëshira e tyre nëse vijnë apo jo. Nuk ka futbollist shqiptar që luan jashtë dhe që nuk është kontaktuar nga ne”, theksoi ai.