FOTO/ Mashtrimi ordiner i Edi Ramës me shtëpitë 'e shembura në Astir'!

Duke filluar që mbrëmë në orët e vona, u përhap me shpejtësi lajmi se në zonën e Astirit kishin nisur shembjet e para. Bëhej fjalë për dy banesa, banorët e të cilave madje ishin sistemuar me shpejtësi në banesat sociale në Shkozë.

Protagonistë të përhapjes së këtij lajmi ishin kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe mediat pranë Rilndjes. I pari madje postoi edhe lajmin dhe foto të familjeve “të lumtura” në banesat e reja. Në mesditën e sotme këtij kori ju bashkua edhe vetë kryeministri, Edi Rama, me një postim në Tëitter.

“Përgëzime familjeve të Unazës së Re, që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik. Hesapet e Lul Kadriut s'kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, shkruan sot Edi Rama.

Por mëngjesin e sotëm faqja në Facebook, “Mbështetje banorëve të `Unazës së Re`”, e krijuar nga grupi organizator i protestave, ka nxjerrë zbuluar këtë mashtrim ordiner, me synim dekurajimin dhe përçarjen e protestuesve.

 “Mashtrimi i rradhes i Erion Veliaj....

Ne segmentin shkolla teknologjike sheshi Shqiponja nuk ka filluar prishja dhe as nuk do te filloj prishja e asnje banese derisa te zgjidhet ceshtja e shteti te bjere dakort me qytetaret.Kjo prishje po ndodh mbrapa amc ne Laprak te disa banesave te vjetra dhe magazinave qe jan njoftuar para 1 viti .. Ne nuk dorzohemi do ti mbrojme shtepit tona me gjak deri ne fund. Erion Veliaj ktu vendosim ne dhe jo hajdutet dhe mashtruesit si Ty”, shkrujanë në faqen e tyre protestuesit.

Pra shembjet e natës së mbrëmshme të propaganduara kaq fortë nga Veliaj dhe Rama nuk janë në zonën e nxehtë të Unazës së Re (Astiri) por disa kilometra më larg, në Laprakë. Ekzaktësisht tek ish-Pularia (pranë AMC), ku prej kohësh kanë nisur shpronësimet.

Për këtë mashtrim, banorët e Astirit reaguan të revoltuar që mbrëmë duke deklaruar se po patrullojnë zonën për gjatë gjithë natës.

 Nnuk ka shembje dhe këtë mashtrim po e bën Erion Veliaj”, deklaruan ata.

Duket se i gjithë ky mashtrim bëhet në kuadër të një plani, për të përçarë dhe dekurajuar protestuesit e Astirit.