VIDEO/ I kërkuar për vrasje kapet në Tiranë. Emri

Janë arrestuar në Tiranë dy perosna të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombegtar për vepren penale të vrasjes dhe të mashtrimit me kredi.

Arrestimet jane bërë nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredi”.

Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- Donald Rushiti., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.

Gjithashtu nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë u kap shtetasi në kërkim kombëtar:

- V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale “Mashtrim Kredi”, parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal.