FOTOT/ E dhimbshme, gjendet i vrarë në Lagunën e Nartës Pelikani Kaçurrel

Gjuetia e paligjshme vijon të prodhojë efekte shkatërruese për florën dhe faunën në vendin tonë, pavarësisht moratoriumit.

Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë, i cili është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët. 

Gjuetarë të papërgjegjshëm janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë mesdheun.

Pelikanët rriten në Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës.