Shtangen të gjithë/ Pas Neymarit-Mbappe, PSG po transferon super lojtarin nga Anglia

Klubi i PSG-së nuk ndalet nga çmenduritë në merkato pasi po planifikon të tjetër lëvizje të bujshme nga Anglia.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, klubi francez i sheikëve po interesohet për të nënshkruar me “yllin” e Liverpoolit, Fabinhon.

Në janar PSG është e gatshme të marrë Fabinhon në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi të blerjes në fund të sezonit për 50 milionë euro.

Bosi i The Reds, Jurgen Klopp nuk po dëshiron t’i humbas shërbimet e brazilianit edhe pse bordi është i interesuar për të përfituar sa më shumë nga shitja e mesfushorit 25-vjeçar.

Këtë sezon Fabinho ka bërë vetëm tre paraqitje për anglezët duke mos shënuar asnjë gol.