Drogë nga Shqipëria në Pulia, 41 të arrestuar, familjet mafioze në kontakt me shqiptarët

41 persona janë arrestuar në një operacion antidrogë gjatë natës në krahinat e Lecce, Bari e Brindizi.

Operacioni i quajtur “Short message” ka shkatërruar dy organzata të specializuara në trafikun e drogës.

Në agim, me mbështetjen e helikopterëve ushtarakë, 30 persona u futën në burg, 11 të tjerë në arrest shtëpie. Në total, janë 55 të dyshuar.

Masat janë lëshuar nga gjykatësi hetues i Lecce, Cinzia Vergine, me kërkesë të zv. Prokurorit të drejtorisë Antimafia, Valeria Farina Valaori.

Hetimi ka çuar në konfiskimin e sasive të mëdha të drogës si dhe të armëve e municonit.

Në mes të arrestuarve, përfaqësues të krimit në Salento, janë edhe katër të hetuar nga Terlizzi, pjesë e familjeve Dello Russo e Ficco: Michaela De Ruvo, 30 vjeçe; giamattista De Sario, 43 vjeç i njohur si Rocky, Roberto Dello russo, 38 vjeç i njohur si Malandrino, Paolo Ficco, 39 vjeç.

Vetëm në shtëpinë e Ficco, gjatë kontrollit, u gjetën jelek antiplumb dhe 18 mijë euro.

Fijet e këtyre përfaqeuesve të krimit qenë lidhur edhe me Shqipërinë, nëpërmjet Teodoro Vindicës nga qyteti i Brindizit.  

Për të shitur drogë me pakicë, grupi përdorte të rinj pa eksperiencë me shpresë se ata nuk do të tërhiqnin vëmendjen e Policisë.

Hetimi, që filloi në mes të tetorit 2015 dhe përfundoi në dhjetor 2017, mbuloi aktivitetet e dy organizateve njera me bazë në Lecce dhe tjetra në Terlizzi, qytet që përmes grupit Dello Russo – Ficco, ishte një nga kanalet kryesore të furnizimit të shesheve jugore pulieze në lidhje me trafikun e kokainë, heroinë, marihuanës dhe hashashit.

Klani Dello Russo-Ficco, nga ana tjetër, furnizohej nga kanalet shqiptare.

Hetuesit kanë cituar Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, që e dha lajmin në mediat sociale/SYRI.NET