Gruaja 40-vjeçare helmon veten me fostoksinë

Një grua ka konsumuar një sasi fostoksinë, në tentativë për ti dhënë fund jetës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjadër, Lezhë, ku sipas Policisë Vendore, në kushtet e depresionit nervor është vetëhelmuar me fostoksinë, në banesë, V. D., 40 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin Toksikologjik Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 25. 11. 2018, në fshatin Gjadër, në banesë, në kushtet e depresionit nervor është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja V. D., vjeçe 40, e cila ndodhet në spitalin Toksikologjik Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.