VIDEO/ Apeli i Petrit Vasilit: Lidheni Edi Ramën se turpëroi e bëri lëmsh dynjanë
Kreu u grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka vënë theksin te një gafë e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, ndërsa ka apeluar, duke kërkuar “Lidheni Edi Ramën se turpëroi e bëri lëmsh dynjanë”.
Vasili ju referua te ky apel, te deklarata e Ramës, ku “njeh” si komandant të UÇK-së, HashimThaçin, kur i tillë ka qenë Agim Çeku.
Deklarata e plote e Petrit Vasilit
Edi Rama le nam ne Kosove e thote qe Hashim Thaci eshte komandant i UÇK kur komandant ka qene Gjeneral Agim Çeku.
Lidheni kete se turperoi dynjane beri lemsh UÇK edhe pa pasur asnje lidhje,mendo te kish qene ne Kosove ne kohe te luftes.
Me qe eshte genjeshtar me nam dhe nuk e ka per gje ta mohoje kete qe ka thene shikojeni vete videon.