Ronaldo-Griezman-Mbappe, tre kandidatët për çmim

Në atë që quhet edicioni i dhjetë i “Çmimit për Futbollistin e Globit” në Dubai, sponsor i të cilit është edhe gazeta “Marca” e futbollit, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezman janë nominuar për lojtarin më të mirë

Fituesi do të shpallet në një ceremoni më 3 janar, në bashkëpunim me Konferencën e 13 të futbollit në Dubai, që organizohet nga Këshilli i Sporteve në Dubai.

"10 vjetori për çmimet për futbollistin më të mirë në glob, është special", ka thënë shefi ekzekutiv, Tommaso Bendoni në lajmërimin e tij.

"Ne kemi kënaqësinë të prezantojmë Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappen dhe Antoine Griezman si finalistë për futbollistin më të mirë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, i cili fitoi sezonin e kaluar Ligën e Kampionëve, është katër herë fitues i këtij çmimi dhe ka qenë në listën e ngushtë tetë raste, kurse pret ta fitojë atë për herë të tretë brenda tri viteve.

Megjithatë, ai do të këtë përballë dy fituesit e Botërorit, yllin e Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.