Mbappe e pranon: Kemi vuajtur në Champions

Kylian Mbappe e ka pranuar që Paris Saint-Germain ka vuajtur në Ligën e Kampionëve, por nuk e beson se ata janë larg që “gjërat t’i kthejnë në vendin e duhur”.

“Ne kemi vuajtur për rezultate deri tani, por ende jemi në garë dhe kemi fatin në duart tona tani”, ka thënë Mbappe.

“Mendoj që për ta fituar këtë garë duhet që gjërat t’i vendosni në vendin e duhur. Ne nuk kemi humbur shumë. Nuk është shumë, por në të njëjtën kohë është edhe shumë, sepse në nivele të larta të futbollit edhe detajet janë më rëndësi”.