Gjuha ndaj BE-së/ Lubonja, Ramës: Ti je horr ...

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka komentuar mbledhjen e për bashkat të qeverisë, me Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gjuhën e ashpër të përdorur ndaj BE-së nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Lubonja tha se gjuha e Ramës ndaj Europës është strehimi i fundit i horrave.

Pjesë nga intervista:

Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.

Gjuha e ashpër ndaj Europës lidhet me tensionimin e situtatës këtu në vendin tonë?

“Po pa dyshim është një stresë për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompesuar,” u shpreh ai.

A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat

“Çelja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë europianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Europë, duke qenë se janë zgjedhjet.  Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja.