Problemet me ligjin, Gjykata lë Ronaldinhon me ‘duar në xhepa’

Nuk kanë të sosur problemet për legjendën e ekipit të Barcelonës, Ronaldinho Gaucho.

Pas lënies së futbollit, braziliani është përballur me shumë akuza nëpër gjykata, duke shfaqur probleme të shumta financiare.

Siç raportojnë mediat italiane ditët e fundit, Dinjos i janë konfiskuar disa sende me vlerë ku bëjnë pjesë makina luksoze, pikturat e shtrenjta, televizori dhe gjëra të tjera me vlerë.

Ronaldinho akuzohet se ka shkelur ligjin bashkë me vëllain e tij dhe gjykata thuhet se meqë ish-futbollisti nuk pagoi gjobën sepse kishte vetëm 6 euro ne bankë, atij ju konfiskuan pronat.

Dyshime të forta kanë lindur nga Prokuroria se Ronaldinho po tenton t’i fshehë pronat me qëllimin e shmangies së pagimit të gjobave.