Skandal në Lazio-Milan/ Ultrasit me banderolë për ekstremistin grek, Kacifas

Në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Olimpico” të Romës mes Lazios dhe Milanit, ka qenë e pranishme edhe një banderolë e ultrasve lacialë, ku shkruhej edhe emri i ushtarit grek, Konstantinos Kacifas, i cili u bë “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vetëm pak kohë më parë, Kacifas u vra nga forcat RENEA në fshatin Bularat, pak kilometra larg kufirit mes dy shteteve, pasi filloi të qëllonte me armë në zonën përreth.