FOTO/ Ky bukurosh është i dashuri i ri i Rita Orës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botore, Rita Ora, duket se ka hedhur plotësisht pas krahëve lidhjen e mëparshme, pasi nuk ka vonuar për të zëvendësuar ish-të dashurin.

Duket se Rita ka filluar të takohet me konkurrentin e shout televiziv 'Love Island', Eyal Booker. Mësohet se ata janë prezantuar nga miku i tyre i përbashkët, Vas J Morgan.

Rita njihet si ndjekëse e rregullt dhe fanse e këtij shou, ndërsa nuk ka pritur të kalojë shumë kohë nga ndarja nga producenti Adrew Watt për të filluar të takohet me bukuroshin nga Afrika e Jugut, 23 vjeçarin Booker.

Rita dhe Eyal janë parë të shoqëruar bashkë të premten mbrëma në një nga klubet e Londrës.