Rekord, Barcelona klubi që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve

Barcelona është bërë klubi i parë që shpenzon më shumë para për pagat e lojtarëve.

Në këtë kontekst, Barcelona ka shënuar një rekord të ri, atë të skuadrës me pagën mesatare më të lartë në botë. Sipas një studimi të fundit të “Global Sports Salary Survey”, klubi katalan paguan mesatarisht për një nga 23 futbollistët e ekipit të parë plot 13.39 milionë dollarë në vit pa bonuset, çka do të thotë se pagat janë rritur me 33%.

Kontrata “faraonike” e Leo Messit por edhe nënshkrimet me lojtarë të tillë si Philippe Coutinho, Arthur, Malcom dhe Arturo Vidal, që kanë paga relativisht të larta.

Edhe rinovimi i marrëveshjeve me Gerard Pique, Sergi Roberto, Samuel Umtiti dhe Sergio Busquets është pasuar me rritje të pagës së tyre, për rrjedhojë edhe të pagës mesatare.

Në vend të dytë në renditjen e skuadrave sportive me paga më të larta është Reali i Madridit, me pagë mesatare 10.38 milionë në vit.

Ndërsa podiumi plotësohet nga klubet e NBA Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder, respektivisht me 10.06 dhe 10.02 dollarë euro në sezon për çdo lojtar.

Kampionati elitar i basketbollit, NBA, mbetet në vend të parë për mesataren e pagave për të gjithë sportistët që marrin pjesë në këtë kompeticion me 7.56 milionë euro në sezon për çdo basketbollist të formacionit të parë.