Presidenti Meta nuk pranon të hedhë shortin për KED, letër Kuvendit

Presidenti Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).

Vendimin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit përmes një letre drejtuar Kuvendit.

“Për shkak të vakumit ligjor, nuk e hedh dot shortin e KED. Hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”, lexohet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Sipas procedurës ligjore, nëse shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nuk hidhet në presidencë deri më 5 dhjetor, kur edhe është afati i fundit, atëherë ai do të hidhet në Kuvend.

Shorti në Kuvend do të hidhet pas datës 5 dhjetor dhe pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.