Të gjithë presin shkarkimin e Kovaç, Bajerni i shtang të gjithë me këtë reagim!

Pas barazimit ndaj Dusseldorfit, Bajerni është duke kaluar një krizë të vërtetë ndërsa e vetmja temë diskutimi në mediat Gjermane është shkarkimi i trajnerit Niko Kovaç.

Por së fundmi në rrjetet sociale ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i Bajernit të cilët me një postim kërkojnë të motivojnë lojtarët dhe tifozët bavarezët, shkruan SYRI.net.

“Nuk do të dorëzohemi kurrë”, është thirrja e klubit bavarez e shoqëruar me tabelën e renditjes në Bundesliga.

Qe nga fillimi i sezonit në Bundesligë, bavarezët kanë fituar vetëm 6 nga 12 ndeshje të zhvilluara, duke zhvilluar në këtë mënyrë një ndër startet më të dobëta gjatë viteve të fundit.

Pas 12 javësh, kampionët në fuqi janë në vendin e pestë me 21 pikë të grumbulluara, 9 më pak se Dortmundi.

Syri.net / Oldi Mele