U akuzua për spiunazh, falet studenti britanik

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë falur Matthew Hedges, studentin britanik që u akuzua për spiunazh nga një gjykatë e Emirateve.

31-vjeçari u dënua të enjten (22 nëntor) me burgim të përjetshëm pas një seance gjyqësore prej 5 minutash.

Një zëdhënëse e familjes tha se Hedges u detyrua të nënshkruante një rrëfim në arabisht, një gjuhë që ai nuk lexon dhe as nuk e flet.

Emiratet e Bashkuara Arabe shqyrtuan një kërkesë për mëshirshme nga familja e Matthew.