Trajneri i PSG-së zbulon nëse dyshja Neymar-Mbappe do të luajnë ndaj Liverpoolit

Trajneri i Paris Saint Germain, Tuchel ka konfirmuar para ndeshjes se dyshja Mbappe-Neymar do të jenë të gatshëm për sfidën “vendimtare” ndaj Liverpoolit në Champions League.

“Unë jam më optimist për Neymar dhe Kylian” tha Tuchel.

“Ata do të jenë në gjendje të stërviten sot. Dani Alves mund të luajë gjithashtu kundër Liverpoolit pas rikthimit të tij nga një dëmtim afatgjatë.

“Ai është kthyer në ekip dhe ai mund të luajë një ndeshje të atij niveli kundër Liverpoolit”, përfundoi tekniku i ekipit francez.

Kujtojmë që Neymar u dëmtua me Brazilin, ndërsa Mbappe lëndoi shpatullën e tij me Francën.