Rama, pritje me protesta edhe në Pejë

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk do ndahen protestat këtë fundviti as jashtë vendit. Pikërisht sot në Pejë, në Kosovë, aty ku ai do të takohet me qeverinë e Kosovës, mësohet se është përgatitur mbajtja e një proteste, para fillimt të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Protesta kundër Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet nga disa qytetarë të Pejës të cilët janë të afërt të Val Zekës nga Grupi i Kumanovës që po dënohet në Maqedoni.

Me moton “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat”, ata do shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Shqipërisë.

Protesta pritet të mbahet në ardhje të kryeministrit Rama, para orës 10:15, kur pritet të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.