Plas rëndë, Rusia gjuan anijet ukrainase

Rusia ka gjuajtur dhe kapur tre anije të Ukrainës detare jashtë gadishullit të Krimesë në një përshkallëzim të madh të tensioneve mes dy vendeve.

Nga gjuatja e anijeve ukrainase një numër i anëtarëve të ekuipazhit ukrainas u plagosën.

Çdo vend fajëson tjetrin për incidentin. Të hënën deputetët ukrainas duhet të votojnë për shpalljen e ligjit ushtarak.

Kriza filloi kur Rusia akuzoi anijet ukrainase të hyrjes së paligjshme në ujërat e saj, përcjell syri.net.

Rusët vendosën një cisternë nën një urë në ngushticën Kerç - aksesi i vetëm në Detin e Azov, i cili ndahet midis dy vendeve.