Lulzim Basha procedohet penalisht pas protestës tek Unaza e Re

Policia e Tiranës, ka dërguar për procedim penal, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë të opozitës, të cilët ishin pjesë e protestës së banorëve të Astirit në datën 23 tek Unaza e Re.

Gjithashtu për procedim penal janë edhe dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Edi Paloka dhe Klevis Balliu.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.