Juventus rrezikon ndëshkim të rëndë për supersfidën me Interin

Ndeshja midis Juventusit dhe Interit mezi po pritet nga fansat e futbollit në Itali, ndërsa duket se kjo ndeshje deri diku mund të humbasë shkëlqimin e saj.

Kjo për faktin se sektori i ultrasve bardhezi mund të mbyllet për shkak të koreve raciste që ata kanë bërë në drejtim të skuadrës së Napolit.

Kjo gjë tashmë nuk është bërë njëherë të vetme nga bardhezinjtë, por duket se tashmë është kthyer në një refren.

Pas episodit të radhës në ndeshjen ndaj Spalit, në mediat italiane flitet se mund të kemi një mbyllje të sektorit të ultrasve të Juventusit, dhe kjo do të ishte një humbje e interesimit të asaj ndeshjeje që pritet të dhurojë spektakël.