Mijëra qytetarë protestojnë në të gjithë vendin kundër çmimit të naftës

Në dhjetëra qytete dhe fshatra në Bullgari shpërthyen protesta masive, pasi mijëra njerëz mbushën rrugët duket protestuar për rritjen e çmimit të naftës, taksat e larta të makinave të vjetra dhe rritjen e planifikuar të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Protestuesit kërkuan rishikimin e menjëhershëm të shpërblimeve të deputetëve dhe nëpunësve të lartë civilë dhe thanë se edhe shpërblimet duhet të lidhen me nivelin e pagës minimale.

Protestuesit kërkuan mbylljen e shumë agjencive shtetërore dhe institucioneve të tjera që për njerëzit janë “të panevojshme dhe parazitare”.