Gjendet i pajetë një shqiptar në burgun grek

Gjendet i pajetë një i burgosur shqiptar 35 vjeç. Ai u gjet i vdekur në një qeli të burgut të Trikallasë në mëngjes, raportojnë mediat greke.

Sipas trikalavoice.gr, personeli i burgjeve duke parë se i burgosuri nuk iu përgjigj thirrjes së tyre, shkuan në qeli për ta kontrolluar, por zbuluan se ai ishte pa shenja jete në shtrat.

Shkaqet e vdekjes janë duke hetuar nga Policia, raporton media greke, pa dhënë detaje për gjeneralitetet e viktimës.