VIDEO/ Meta u rrëfen nxënësve në Dacaj ëndrrën e tij më të madhe kur ishte fëmijë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Komunës Rozhajë në Malin e Zi, pati dhe një bashkëbisedim tepër të ngrohtë e të sinqertë me nxënësit e saj.

I pyetur prej tyre se cila ka qenë ëndrra e tij më e madhe kur ishte fëmijë si ata, Meta iu rrëfeu se: "ëndrra ime më e madhe në moshën tuaj ka qenë të bëhesha mësues. E doja shumë këtë profesion fisnik dhe për faktin se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues", - u shpreh Meta.