Përleshje të fuqishme, gurë e zjarre në Paris për çmimin e naftës, reagon Macron

Presidenti francez Emmnauel Macron ka reaguar ashpër ndaj protestuesve që u përleshën me Policinë në Paris gjatë protestave të fundit të nxitura nga rritja e çmimit të karburantit.

‘Turp për ata që sulmuan” oficerët, shkroi Macron në Tëitter. “Nuk ka vend për dhunë në Republikën Franceze.”

Të shtunën pati kaos në Champs Elysse dhe Policia hodhi gaz dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Demostratat i janë faturuar lëvizjes së “jelekëve të verdhë” në një fushatë që filloi një javë më parë.

E emërtuar sipas veshjes fosforishente, protesta fillimisht u përqëndrua në rritjen e taksës së naftës.

Më vonë u rrit duke reflektuar një zemërim për rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale dhe ankesa të tjera kundër politikave të Presidentit Macron.

Më shumë se 100 mijë vetë morën pjesë në rreth 1600 protesta nëpër gjithë Francën të shtunën, tha Ministri i Brendshëm. Shumica kaloi në mënyrë paqesore, përveçse në kryeqytet ku u mblodhën tetëmijë demostrues.e

Pesëmijë policë u vendosën në Paris. Ata kishin vendosur barriera metali për të ndaluar protestuesit në Champs Elysee që të mbërrinin tek ndërtesa kryesore, zyra e Presidentit dhe asambleja kombëtare.

Një zëdhënës i demostruesve inistoi se ata ishin paqesorë. “Nuk jemi këtu për luftë me policët. Ne duam vetëm që qeveria të na dëgjojë”, tha Laetitia Deëalle për afP.

Por në mëngjes disa u përpoqën të thyenin kordonin e Policisë. Ata ndezën zjarre, hodhën poshtë shenjat rrugore, ngritën barrikada dhe hodhën gurë kundër Policisë ndërkohë që bërtisnin kundër Presidenti Macron.

Kosi vazhdoi deri në mbrëmje, kur policia largoi shumë nga zona. 19 persona u lënduan , përfshirë 4 oficerë. Dyzet persona u arrestuan./SYRI.NET