Përkeqësohet moti, vranësira të dendura dhe shira
E diel, 25 nëntor; moti do të jetë me vranësira të dendura të shoqëruara me rreshje shiu në të gjithë vendin.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 3/11°C
Zonat e ulëta 7/17°C
Zonat bregdetare 11/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari