Rënie temperaturash dhe dëborë! Ja çfarë ndodh me motin nesër

Ditët me diell që na shoqëruan dy ditët e fundit do të marrin fund nesër. Duke filluar që pas mesnate, në të gjithë territorin do të ketë rënie temperaturash.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në të gjithë vendin, ndërkohë që në zonat malore do të ketë dhe reshje dëbore.

Ndërsa në zonat e tjera, do të ketë reshje shiu të cilat do të vijojnë edhe javën tjetër.