VIDEO/ Zheji tregon një tjetër sekret të Ramës: E mora me biçikletë dhe e futa në ...

Analisti i njohur, Artur Zheji, ishte i ftuar këtë javë në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ në Ora News, të moderuar nga Rudina Dembecaj.

Gjatë bisedës, Zheji ka rrëfyer dhe një histori mjaft pikante mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu luftën në distancë mes tij dhe Ramës.

Artur Zheji tregoi  si mori Ramën me biçikletë dhe e futi në shtëpinë e shoqes:

Ai u shpreh:

 E di ti që e kam marrë me biçikletë unë atë shokun që kemi kryeministër sot? Kishim shkuar një herë te një shoqe e atij, kishim pirë pak verë.  E çova unë? I thashë duhet të shkosh patjetër se je shumë interesant dhe do e takosh atë. E cova, babi i asaj gocës ishte në gjumë se kishte baçe. Na e hapi motra e saj e vogël derën, hymë dhe bëmë një gallatë të paparë. Nuk bëmë gjëra të tjera se ishte mesi i ditës"