Zbulohet arsyeja përse Ronaldo ditën e sotme kishte një shenjë të kuqe në faqe

Juventusi nuk ndalet pasi sërish ka fituar këtë herë ndaj SPAL-it.

Të besuarit e Allegrit fituan me rezultatin 2-0, ndërsa vlen të theksojmë që golin e parë të takimit e shënoi Ronaldo.

Edhe CR7, si çdo futbollist tjerët në ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A, i është bashkuar fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave duke ngjyrosur me te kuqe faqen e tij, shkruan SYRI.net.

Sulmuesi portugez e ka bërë këtë gjest në përkrahje të fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave, edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohet për dhunimin e një gruaje.

Kathryn Mayorga ka ngritur padi ndaj Ronaldos në tetor në Nevada të Shteteve të Bashkuara, duke pohuar se portugezi e kishte dhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Policia amerikane i ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos me kërkesë të saj. Ndërkohë, Ronaldo i ka mohuar akuzat disa herë.