FOTO/ Sulmohet dhe gjakoset ish-kryenegociatori serb për Kosovën

Mbrëmjen e sotme është sulmuar ish-kryenegociatori serb për Kosovës, Borko Stefanoviç. Ai është sulmuar në Krushec të Serbisë. Kanë qenë mediat serbe të cilat kanë publikuar pamjet e Stefanoviçit të gjakosur.

Sipas gazetës serbe "Blic", ai u sulmua nga persona të maskuar. Udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital. Aktualisht nuk dihet më shumë rreth gjendjes së tij, por nga pamjet duket se ka marrë lëndime serioze.