VIDEO/ Vilsoni i vogël, Ramës: Je frikacak, më liro babin nga burgu se kam ditëlindjen

Mbrojtja e pronës dhe e shtëpisë nuk është çështje vetëm e të rriturve por edhe e fëmijëve në zonën e Astirit.

Sot Vilsoni i vogël i përlotur i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos u prishë shtëpitë dhe ti lirojnë babain që ka në burg, pasi nuk janë ata e keqja e vendit por kriminelët.

‘Ai ka frikë të vijë këtu, sepse i mori votat dhe tani kërkon të na prishë shtëpitë. Ai ka futur babin tim në burg, ai kryeministri. Do doja që babi im të vinte në 28 nëntor sepse unë kam ditëlindjen’, tha Vilsoni.