VIDEO/ Basha ka vetëm një mesazh për Edi Ramën: Tërhiqu, nuk do t'ia dalësh dot!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga Unaza e Re, aty ku qindra familje do të dëbohen për t’i hapur rrugën projektit prej 40 milionë eurosh.

“Sot dot të jap një mesazh të qartë, - tha Basha. - Tërhiqu nga afera e Unazës. Të gjithë atje do të jemi atje, për të të penguar ty ndaj tërhiqu sa nuk është vonë.

Ndal dhunimit që po u bën nënave e fëmijëve.

 U bëj thirrje instituconeve të hetojnë torturat që po u bëhen qytetarëve.

 Nuk do të lëmë t’i marrësh ato 40 milionë euro, kjo është vija e kuqe për ty. Sprapsu dhe mendohu mirë. Nuk do të lëmë të sakrifikosh jetë qytetarësh.

 I bëjmë thirrje Policisë të mos përballet me vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ne nuk do të lejojmë që kjo aferë e agait të Surrelit të shkatërrojë jetët e qindra vogëlushëve. Sot në orën 5 do të ketë sërish protestë dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vihen përballë këtij hajduti dhe të çmenduri."