E rëndë në Vlorë/ Punonjësi i bashkisë lufton me vdekjen

Nuk kanë të ndaluar ngjarjet e rënda të ndodhura në qytetin e Vlorës.

Pas atentatit me eksploziv në makinë dhe plumbave në mes të qytetit bregdetar, një punonjës i bashkisë ndodhet në gjendje të rëndë.

Rreth orës 20:00 në ambientet e spitalit ka shkuar në gjendje të rëndë për jetën një 50-vjecar, punonjës i Bashkisë Vlorë, i identifikuar si Kostandin Sota.

50 vjeçari ka qenë duke montuar dekorin e festave në qytet ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jeten në spitalin e Vlorës.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë, për shkak se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mungesës së kushteve dhe sigurisë së punës.