Dëshmia/ Si e sulmuan policët adoleshentin për ti thyer gishtat

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit Daniel Dobra mbrëmjen e djeshme në zonën e rrugës së Kavajës.

Pasi e shpallën si autorin e hedhjes së kapsollës që i dëmtoi një gisht polices Ina Nuku, policia është vënë në ndjekje të adoleshentit.

Ai është gjetur në rrugën ‘Babë Rexha’. Dhe aty ka nisur hakmarrja e policëve ndaj 18-vjeçarit.

Daniel Dobra në prani të avokatit ka akuzuar policët se e kanë goditur me grushte e shkelma.

Ai ka akuzuar policët se e kanë qëlluar me shkelma në gishtërinj me qëllim që të ja thyenin si hakmarrje për gishin e Inës.

Avokati ka treguar se djali i ka pasur gishtat e mavijosur dhe është goditur me shqelma në to me qëllim që të ja thyenin në shenjë hakmarrje për policinë.

Veprimet e policisë janë të gjitha të dokumentuara në dosjen e 18-vjeçarit dhe pritet padi ndaj policisë për dhunën kriminale të ushtruar ndaj Dobrës.