Real Madrid nuk dorëzohet, vjen Hazard dhe sulmuesi i PSG

Real Madrid nuk ka qenë në formë të mirë këtë sezon ku edhe shkarkuar trajnerin Lopetegui  të cilin e kishin emëruar në qershor.

Madrilenët duket se nuk do të dorëzohen për Eden Hazard i cili e ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur me ekipin e Solarit por gjithashtu ka thënë se nëse Chelsea vendos që mos ta shesë ai di të jetë dakord me vendimin e tyre.

Hazard edhe pse është shprehur se do të qëndrojë nëse klubi dëshiron që ai të qëndrojë akoma nuk ka rinovuar kontratën e cila i përfundon pas 12 muajsh, shkruan Syri.net.

Një tjetër lojtar që po ndiqet nga Real Madrid është edhe lojtari i PSG, Edison Cavani.

Sulmuesi është i interesuar për tu larguar nga PSG duke parë konfliktet e shpeshta që ka me Neymar, ku i hoqën edhe penalltitë dhe ja lanë ti godiste braziliani.

/A.P/Syri.net/