Lleshi për herë të parë si ministër, flet për pabesi

Sot Sandër Lleshi ka bërë daljen e parë si ministër i Brendshëm. Në një takim fasadë për Policinë e Shtetit, ku i pranishëm ishte edhe Rama, Lleshi nuk e ka lënë pas dore faktin që ti bëjë qejfin shefit.

Duke folur për protestën 22 nëntorit te parlamenti, Lleshi ka folur për protestues të pabesë dhe agresiv.

‘Dy ditë më parë forcat e policisë u përballën me agresivitet absurd dhe të pabesë.

Qytetarët dhe moshatarët e Ina Nukës, te policia jonë duhet të shohin forcën tonë.

Ne mbajmë me taksat tona policinë që të përballet me kriminelët.

Për reflektim ftoj dhe përfaqësues të caktuar politikë që nuk duhet të rreshtohen përballë policisë, por vetëm në krah të saj’, tha Sandër Lleshi sot duke folur për herë të parë si ministër i Brendshëm.