Të fusim kamerat brenda shtëpisë së Ramës?! Manjani: Më shumë interes do kishte sikur...

Nga Ylli Manjani.

Artur Zheji sugjeron që Kryeministri të fusë kamerat në shtëpinë e tij në Surrel e të tregojë sa luks ka brënda.

Megjithë respektin, nuk jam dakort!

Jeta private e tjetrit është e shenjtë dhe duhet respektuar me çdo çmim.

Pavarësisht se Kryeministri hyn në jetët private të të tjerëve, ne nuk mund t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Kjo jo për respekt ndaj Atij por për respekt ndaj vetes dhe të drejtës kushtetuese për privatësi.

Nga ana tjetër do ishte më e udhës që për barazi para ligjit; për transparencë dhe për të shuar (ose jo) dyshimet, publiku do kishte më shumë interes të informohej për këto çështje:

1. Me ç’leje ndërtimi e ndërtoi shtëpinë në Surrel? Kush e lëshoi atë leje dhe mbi ç’ligj? Kush aplikoi për leje?

2. Si u bë pronar i tokës ku ndërtoi? Me ç’akt?

3. Toka ku ndërtoi ishte truall apo tokë arë?

Ja kaq, do ishte më me interes.