Sot rinisin shirat, ja kur priten

E shtunë,  24 nëntor:  moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura ku në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje të pakta shiu në pjesën e dytë të ditës. 

Era do të jetë me drejtim jugperëndim  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          3/13°C 
Zonat e  ulëta           7/18°C
Zonat  bregdetare   11/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari